Anglia U-21 kampione e Europës, mposht Gjermaninë në finale

29 Qershor 2025 | 17:11

Anglia është fituesja e Kampionatit Evropian për 21-vjeçarët, pasi mposhti në finale Gjermaninë me rezultatin 3-2 ndërsa ky ishte trofeu i katërt evropian i fituar nga “3 Luanët”.

Finalja e këtij edicioni rezultoi spektakolare, me një lojë të fortë nga të dyja skuadrat. Anglia zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe nuk e pa asnjëherë veten në disavantazh, ndonëse përballë kishte një skuadër si Gjermania, e cilësuar si favorite.

Takimi nisi më mirë për anglezët, të cilët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të me të zakonshmin Harvey Elliot. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë për skuadrën e drejtuar nga Lee Carsley, pasi Hutchinson realizoi golin e dytë.

Fraksioni i dytë foli për “panzerat”, të cilët luajtën më mirë dhe arritën të barazonin me golat e Weiper dhe Nebel. Me rezultatin 2-2 në fund të 90 minutave, u desh koha shtesë për të përcaktuar fituesin.

Në minutën e 92-të, Rowe realizoi golin që i dha fitoren Anglisë. Gjermanët ishin të pafat, duke goditur dy herë traversën, përfshirë edhe në sekondat e fundit të takimit.

Një fitore që ka vlerë të madhe për futbollin anglez, i cili me këtë sukses konfirmon se e ardhmja e “3 Luanëve” është në duar të sigurta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026