Starlink planifikon të investojë mbi 112 milionë dollarë në Afrikën e Jugut
Kompania e internetit satelitor Starlink, në pronësi të miliarderit Elon Musk, është duke përgatitur një investim prej rreth 112.7 milionë dollarësh në Afrikën e Jugut, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur zhvillimin e Komunitetit të Zhvillimit të Afrikës Jugore (SADC), që përfshin 16 vende.
Sipas raportimeve tëinvestimi do të fokusohet në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës lokale të internetit, përmes partneriteteve me kompani vendase për ndërtim, qira dhe operim teknik.
Starlink po synon të arrijë një marrëveshje me autoritetet afrikanojugore përpara samitit të G20 që do të mbahet në Johannesburg në nëntor, ndërsa çështja e licencës për operim i mbetet në dorë rregullatorit të industrisë së komunikimit në vend.
Elon Musk, i lindur në Pretoria, Afrikën e Jugut, është shprehur më parë për ambicien që shërbimet e Starlink të bëhen të aksesueshme në ekonominë më të madhe të kontinentit afrikan. Megjithatë, ai ka refuzuar të heqë dorë nga aksionet e tij në kompani në kuadër të respektimit të rregullave lokale për fuqizimin e personave me ngjyrë, të cilët, sipas tij, janë “tmerrësisht racistë” në qasjen e tyre ndaj investitorëve të bardhë.
Nëse marrëveshja finalizohet, pritet që ky investim të përmirësojë ndjeshëm aksesin në internet në rajone të thella dhe të nxisë zhvillimin ekonomik të zonave më të varfra të Afrikës Jugore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush