Ministri i jashtëm i RMV: Do kërkoj një konsullatë maqedonase në Korçë

2 Korrik 2025 | 18:34

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timcho Mucunski zhvilloi të mërkurën një vizitë në Pustec, ku zhvilloi takime me komuniteti maqedonas atje.

Në një komunikim për mediat Mucunski tha se qeveria e RMV duhet të bëjë më shumë për këtë komunitet ndërsa shtoi se do t’i kërkojë homologut të tij shqiptar hapjen e një konsullate maqedonase në Korçë

“Këtu në Pustec kemi komunitetin tonë maqedonas, kam ardhur me ministrin e brendshëm dhe pas pak do na bashkohet dhe ministri i kulturës. Komuniteti ka kontribuar në shoqërinë shqiptare ndërsa ne si qeveri duhet të bëjnë me tepër për minoritetin maqedonas në Pustec. Duhet të financojmë projekte sociale dhe kulturore në këtë zonë. Duhet një nivel më i lartë konsullor, jo vetëm pasaportizimi i tyre por dhe aspekte të tjera. Unë do të takoj javën tjetër kolegun tim Igli Hasani javën tjetër në Ohër, kemi një marrëdhënie fantastike me të. Gjithashtu do i kërkoj ministrit shqiptar hapjen e një konsullate maqedonase në Korçë”, tha ministri maqedonas.

I pyetur lidhur me takimet që kryeministri shqiptar dhe ai i Kosovës zhvilluan me subjektet shqiptar në RMV Mucunski u përgjigj:

“Kryeministri kosovar e shqiptar ishin të ftuar dje për një samit të suksesshëm për axhenden europiane. Unë mund të them se ishte një samit që shkoi mirë. Aktivitetet politike janë normale kudo. Unë jam një besimtar I demokracisë. Po, kemi zgjedhje pas pak kohësh, ku ne si koalicion qeveritar jemi besimplotë qe do te fitojmë për punët e bëra. Jemi një shoqëri multietnike”, u shpreh ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026