Vazhdon zjarri në landfillin në Elbasan, banorët: Po mbytemi nga era e rëndë
Një zjarr i madh në landfillin e Elbasanit vijon prej më shumë se 18 orësh, duke mbushur qytetin me tym të dendur dhe erë të rëndë nga djegia e mbeturinave.
Edhe pse flakët janë izoluar brenda fushës së mbetjeve, disa vatra vijojnë të jenë aktive. Era e fortë jo vetëm që e vështirëson shuarjen, por edhe përhap tymin toksik në lagjet përreth Elbasanit. Banorët janë të alarmuar. Thonë se kjo nuk është hera e parë që ajri ndotet, por tashmë situata është bërë e papërballueshme.
“Kush do dalë zot që të na ndihmojë, të na heqë këtë siklet? Kemi mall të hapim dritaret, nuk kemi ç’i bëjmë. Kjo vazhdon që dje, sot gjithë ditën. Ne jemi pleq, por fëmijët, të rinjtë, jemi të gjithë në rrezik”, thotën një qytetare.
“Kemi 24 vjet në Elbasan. Këtu dikur ishte Metalurgjia, tani sollën edhe plehrat. Çdo verë ndizet zjarri. Dje nuk mbyllëm dot dyer e dritare. Për fëmijët, për ne, nuk ka gjë. Thithim çdo ditë ndotjen e plehrave. Sa ndërtuam shtëpitë, ku të shkojmë? Ca nga vapa, ca nga tymi, na është bllokuar fryma”, shprehet një tjetër.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 12 mjete zjarrfikëse dhe 60 efektivë. Po hidhet edhe zhavorr mbi masën e djegur për të izoluar vatrat. Autoritetet bëjnë me dije se banesat përreth nuk janë të rrezikuara drejtpërdrejt, por shuarja e flakëve mbetet e vështirë, edhe për shkak të sasisë së madhe të mbetjeve plastike që ndodhen në landfill.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit