“Destinacion” udhëton në Shishtavec e Novosej për të festuar me banorët e zonës Shën Gjergjin
Në këtë “Destinacion” do iu tregojmë për Shishtavecin, që popullohet nga Goranët dhe Novosejën e shqiptarëve, dy vendet që kanë bërë krushqi jetë e mot. Bashkë me ta, do të festojmë pritjen e verës, ose Shën Gjergjin ditën kur mbillet toka me pataten e famshme të zonës.
Banorët e Shishtavecit janë zgjuar herët sepse i pret mbjellja e tokës me pataten e famshme që e njeh gjithë Shqipëria, pataten e Shishtavecit.
Këtu fliten dy gjuhë, shqip dhe gjuha nashinski ose e njohur ndryshe dhe si një gjuhë që flitet nga popullsia autoktone shqiptare e sllavizuar gjatë periudhës së ish-Perandorisë Bullgare në krahinën e Gorës, dikur pjesë e Sanxhakut të Prizrenit.
Mehmet Bala, që është kryeplaku i Shishtavecit është dhe kuzhinieri më i famshëm në zonë na tregon ushqimin tradicional të zonës dhe se bëjnë pjesë në 100 fshatrat turistike, por nuk kanë marrë investime për të zhvilluar turizmin në zone.
“Çorba e Gorës është një ushqim tradicional i vjetër dhe është e këshillueshme për tensionin. Unë kursin e kuzhinës e kam bërë në ’81 dhe pastaj jam marrë gjithmonë më kuzhinën me specialistët në kuzhinë të fshatit,”- thotë kryeplaku i fshatit Mehmet Bala.
“Destinacion” udhëton në fshat kur banorët festojnë Shën Gjergjin. Zakoni i Shën Gjergjit është që më datë 5 maj pranvera të pritet me muzikë e valle, të gjithë të vishen me rroba karakteristike, e në të ngrysur të shkojnë në një pllajë mbi fshat e të mbledhin degë pemësh të cilat i vënë mbi dyer, por edhe nëpër makina. Me 6 maj ato zbukurohen me lule dhe të vegjëlit i lajnë me vezë e lule Buslegji duke i kënduar vargjet: Uji poshtë, fëmija përpjetë, u rritshin fëmijët me shëndet dhe kjo sipas gjinisë së të vegjëlve.
Pas vizitës në Shishtavec shkojmë në Novosej. Nëse vini në Novosej do të gjeni shumë shtigje për të ecur, lëndina për të qëndruar e ujë lumi për t`u freskuar.
Abedin Noka banor i Novosejës na rrëfen më shumë mbi këtë zonë turistike malore.
“Fshati Novosej është i vjetër sa vetë lashtësia. Gjurmët e para janë në Gjeradisht, aty kanë qenë banorët e parë. Banorët e Novosejës janë shquar për patriotizëm, bujari, mikëpritje dhe besë,”- shprehet banori i Novosejës.
Emri Novosej vjen nga sllavishtja novo-i ri dhe sello-fshat pra fshat i ri. Novoseja është fshati i fundit shqiptar në krahinën e Gorës.
Duke marrë me vete një degëz kumbulle për adet, dhe bujarinë e njerëzve të kësaj zone, largohemi nga Shishtaveci e Novosela duke ua u sugjeruar si një destinacion që ia vlen të vizitohet.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta