Policia e Serbisë shpërndan bllokadat gjatë natës në Novi Sad, 79 të shoqëruar
Gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut, policia serbe ndërhyri në disa lokacione në Beograd dhe Novi Sad, ku qytetarë dhe studentë kishin bllokuar rrugët. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi në mëngjes se të gjitha bllokadat janë larguar dhe rrugët janë të kalueshme.
Sipas MPB-së, gjatë ndërhyrjes janë kontrolluar gjithsej 1,297 persona, ndërsa 79 janë shoqëruar në stacione policore, prej të cilëve 72 për kundërvajtje dhe shtatë për dyshim të shkeljes së Kodit Penal.
Policia raportoi se në disa vende, përfshirë Beograd, Nish, Novi Pazar dhe Novi Sad, kanë ndodhur incidente të izoluara, ku disa persona u arrestuan për prishje të rendit dhe kryerje të veprave penale. Gjatë bllokadave janë lënduar katër policë dhe është dëmtuar një veturë zyrtare e policisë.
Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të përmbahen nga veprimet e paligjshme dhe të mos bllokojnë rrugët, për të shmangur rrezikun ndaj sigurisë së tyre dhe të të tjerëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)