Ukraina vret numrin 2 të marinës ruse, u ekzekutua bashkë me 10 oficerë

3 Korrik 2025 | 15:08

Numri dy i marinës ruse, gjeneral madhor Mikhail Gudkov ka mbetur i vrarë në një sulm ukrainas në rajonin e Kurskut.

Sipas autoriteteve ruse, që kanë konfirmuar lajmin, Gudkov u vra në distriktin Korenevo, në kufi me Ukrainën.

Ndërsa sipas zyrtarëve në Kiev, Gudkov u vra bashkë me 10 oficerë të tjerë në një sulm të kryer ndaj një strukture të ushtrisë ruse.

Gjenerali madhor udhëhiqte Brigadën e 155-të të marinës së ushtrisë ruse, që është përfshirë në ekzekutimin e të burgosurve ukrainas të luftës.

Marinarë të kësaj njësie, të kapur nga ukrainasit, konfirmuan se kishin vrarë apo parë teksa vriteshin ushtarët ukrainas.

Brigada e 155-të e marinës së flotës ruse të Paqësorit u rivendos në rajonin rus të Kurskut pas inkursionit surprizë të trupave ukrainase në gusht të vitit 2024.

Gudkov është një nga oficerët më të hershëm ushtarak rusë që vritet që nga fillimi i konfliktit. Më herët, Moska e kishte dekoruar Gudkov për “guxim në aksionet ushtarake ndaj Ukrainës”.

Presidenti Putin e kishte caktuar atë zëvendës komandant të përgjithshëm të marinës në muajin mars.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026