Zjarr në kabinën elektrike të një pallati banimi në Gjirokastër, çfarë dyshohet

4 Korrik 2025 | 09:41

Një zjarr i rënë në kabinën elektrike në katin përdhes të një pallati 4-katësh në qytetin e Gjirokastrës ka shkaktuar shqetësim, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, është shmangur një katastrofë më e madhe. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm në lagjen “18 Shtatori”, kur kabina elektrike u përfshi nga flakët.

Banorët e pallatit njoftuan menjëherë autoritetet, e më pas ekipet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje me mjetet përkatëse dhe u përpoqën për të neutralizuar flakët që kishin marrë përmasa të mëdha.

Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes efikase, zjarrfikësit arritën të shuarin zjarrin dhe të parandalonin çdo dëmtim tjetër material apo lëndime tek banorët e pallatit. Dyshohet se shkaku i këtij zjarri ka qenë mbingarkesa e përdorimit të energjisë elektrike, që ka shkaktuar ndezjen e kabinës. Fatmirësisht, nuk pati pasojë të tjera tragjike dhe banorët e pallatit janë të sigurt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë...
18:46 | 27/07/2026

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë. Ky është bilanci i lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes nga grimcat e imëta PM2.5 në Shqipëri,...
17:35 | 27/07/2026