Festa për zbulimin e gjinisë sjell kaos, 200 persona të dehur në “Airbnb”
Një shtëpi me qira “Airbnb” është kthyer në rrëmujë totale pasi një festë për zbulimin e gjinisë doli jashtë kontrollit dhe përfundoi në një “party” me mbi 200 persona të dehur.
Ngjarja ndodhi në fshatin e qetë anglez të Norden, në zonën Greater Manchester, ku pronari i një vile luksoze me 10 dhoma gjumi, vlerësuar rreth 635 mijë paund, u mashtrua nga një grup që pretendonte se po organizonte një festë të vogël familjare.
Matt Genesis, 33 vjeç, e kishte dhënë shtëpinë me qira përmes Instagram-it për vetëm tetë persona dhe me qëllimin e një “gender reveal”, por ajo që ndodhi tejkaloi çdo imagjinatë.
Brenda pak orësh, më shumë se 150 persona mbushën rrugën para vilës, me minibusë që vinin çdo 15 minuta, duke bllokuar hyrjet e shtëpive përreth dhe shqetësuar banorët lokalë.
Policia u detyrua të ndërhynte me furgonë të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë për të kontrolluar situatën.
Ndërkohë, pronari mori vesh për incidentin nga fqinjët, por nuk mundi të monitoronte as kamerat e sigurisë, pasi ato ishin shkëputur nga organizatorët e festës.
Shtëpia pësoi dëme të shumta, përfshirë mobilje të thyera dhe llamba të rrëzuara, me një faturë dëmi që arrin në rreth 2 mijë paund.
Pas festës, tre persona u desh të punonin për 12 orë rresht për të pastruar rrëmujën.
Ngjarja është krahasuar me filmin e njohur “Project X” – një komedi adoleshentësh e vitit 2012, ku një festë në shtëpi përhapet në mediat sociale dhe përfundon me turmë të papërmbajtshme.
Shtëpia, e rinovuar së fundmi me një investim prej 200 mijë paundësh, përfshin luks si vaskë me hidromasazh dhe tavolina bilardoje – por tani, do t’i duhet kohë për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme.
Çfarë është AirBnb? Si përdoret?
Airbnb, është një platformë për ndarjen e shtëpisë që bashkon mysafiret dhe mikpritësit e udhëtimeve, ju mund të regjistroheni në faqen e saj të internetit.
Duke përdorur Airbnb, ju merrni me qira shtëpi të mobiluara, të lira të përdoruesve të tjerë ose një dhomë në atë interval datash për përdorim.
Kjo praktikë ekziston që nga viti 2008, ajo është bërë e njohur në gjithe boten gjatë 2-3 viteve të fundit. Munde të merret një shtëpi me qira në baza ditore ose mujore, veçanërisht në resorte pushimi.
Ky opsion do t’ju lejojë të qëndroni në qendër të qytetit me një çmim shumë më të volitshëm se hoteli.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)