Vrau tre të afërmit e saj me kërpurdha vdekjeprurëse, australianja shpallet fajtore
Erin Patterson, një grua 50-vjeçare nga Leongatha, rajoni i Victorias, është shpallur fajtore për vrasjen e tre të afërmve të saj dhe për tentativën e vrasjes së një tjetri, pas një drekë fatale që ndodhi në vitin 2023. Patterson kishte gatuar dhe shërbyer mish viçi Wellington në shtëpinë e saj, por më vonë u zbulua se ky ushqim përmbante kërpudha vdekjeprurëse.
Tre të afërm të Patterson vdiqën brenda disa ditësh pas drekës, ndërsa një tjetër person që mori pjesë në darkë mbijetoi, por u helmua.
Prokuroria argumentoi se Patterson e dinte që kërpudhat që kishte përdorur ishin toksike dhe se ajo i vendosi qëllimisht në ushqim, duke gënjyer më pas policinë dhe shkatërruar provat. Ata gjithashtu theksuan se ajo nuk kishte ndonjë motiv të dukshëm për veprimet e saj, duke e paraqitur veprimin si një krim të pabesueshëm dhe të pajustifikuar.
Në mbrojtjen e saj, Patterson pretendoi se përdori kërpudhat helmuese aksidentalisht dhe se gënjeu vetëm për shkak të panikut, duke kërkuar mëshirë për veprimet e saj. Megjithatë, gjykata e shpalli fajtore, duke e konsideruar këtë ngjarje si një akt të qëllimshëm dhe të planifikuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut