“Lejoi ndërtim pa leje në Theth”, Rama sulmon prokuroren, kërkon shkarkimin e saj

7 Korrik 2025 | 14:05

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të prokurorisë për një rast të shkeljes së hapësirave publike në Theth, duke e cilësuar atë si një “masakër”.

Rama u shpreh se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia kanë konstatuar, ndërtimin e një fshati turistik pa leje dhe kanë bërë denoncimin për rastin në prokurori.

Shefi i qeverisë theksoi se prokurorja Elsa Gjeli ka refuzuar të hapë çështje penale ndaj një biznesmeni, për të cilin Policia e Shtetit ka bërë denoncim për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa leje.

Rama theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Rama tha se i ka kërkuar ministrisë së Drejtësisë bërjen e një kërkese në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e kësaj prokuroreje.

“Pas një masakre të mirëfilltë të rrezikuar nga një individ i cili rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit, Thethi që është kartolinë e mrekullisë shqiptare dhe që është katandisur mu në zemër të tij në një praktikisht territor  toke të xanun.

Si ka mundësi që pasi Inspektoriati dhe Policia konstatojnë këtë ndërhyrje të paligjshme në një zonë të mbrojtur si Thethi, prokuroria vendos të mos nisë hetimet, dhe as të shpallë në kërkim autorin? Kjo është një papërgjegjshmëri e pastër, që i lë qytetarët të ekspozuar ndaj shkeljeve të rënda të ligjit dhe natyrës.

Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot të kuptoja por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Dhe po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore nga trupa e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli, thesaret e këtij vendi, nga individë si ai që ka plagosur thëthin, në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh pasi është zonë e mbrojtur. “, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të ndërhyjnë për të vlerësuar këtë veprim të prokurores. Rama tha se do të kërkojë që çështja të merret në shqyrtim për të vlerësuar nëse prokurorja Gjeli është e denjë për të mbajtur pozitat që i jepen me taksat e qytetarëve, duke nënkuptuar një shkarkim të saj.

“Kam kërkuar që Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të veprojnë ndaj zonjës Gjeli, pasi ajo ka lënë në baltë shtetin dhe qytetarët e republikës. Ka lënë në baltë të gjithë ata që luftojnë për të mbrojtur ligjin dhe të drejtat e qytetarëve. Ajo është e padenjë për të mbajtur pozitat që ka dhe duhet të merret menjëherë në përgjegjësi”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet...
16:58 | 25/06/2026

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026

Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Në një postim në facebook, Rama ka publikuar disa turiste me origjinë...
16:25 | 25/06/2026