Ervin Salianji rikthehet në selinë e PD pas lirimit nga burgu: U dënova politikisht
Pas përfundimit të dënimit prej 10 muajsh burg, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u rikthye sot në selinë e Partisë Demokratike.
Nga i njëjti vend ku gjashtë vite më parë publikoi audio-përgjimin e njohur si rasti “Babalja”, Salianji e cilësoi dënimin e tij si politik dhe të motivuar nga përplasja me, siç e quajti ai, “një nga kartelet më të rrezikshme të drogës të lidhura me pushtetin e Ramës”.
Sipas tij, dënimi nuk solli asnjë përfitim për vendin, përkundrazi, përbën një hap pas në zhvillimin demokratik të Shqipërisë.
“Burg politik prej 10 muajsh, u ktheva në të njëjtën sallë në të cilën bëra demontimin e famshëm, një prej denoncimeve më efektive që ka bërë opozita dhe PD, ku brenda ditës pas denoncimit të vëllait të ish ministrit të brendshëm për trafik droge, u dorëzua tek autoritetet italiane i dënuar me7 vite e 4 muaj burgim dhe me mbrojtjen politike të Ramës dhe Xhafajt vazhdonte të ishte i lirë në Shqipëri. Nga këtu nisi konferenca, në mbrojtje të interesit publik dhe tani rikthehem pas 10 muajsh, siç ua premtova nga kjo seli, ku nisa për tu vetëdorëzuar dhe për të kryer dënimin politik, sot ja ku jemi përsëri me të njëjtat sëmundje që ka Shqipëria, me një Shqipëri e cila edhe me dënimin tim nuk pati ndonjë benefit, por regres në demokraci. Pas 30 e kusur vitesh, Shqipëria për herë të parë dënon politikisht për agjitacion dhe propagandë”, tha Salianji.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës