Ekspertët: Në ambientet e spitaleve qarkullojnë më shumë para të falsifikuara
Dokumentari Unpublished investigon si funksionon tregu i falsifikimi të parave në vendin tonë. Vendet të cilat hidhen në treg paratë false sipas ekspertëve, janë zyrat e këmbimit valutor, pikat e karburantit, tregun e gjësë se gjalle, dyqanet e ushqimore etj. Ndërsa periudhat më të përshtatshme janë sezoni turistik dhe festat e fund vitit.
“Falsifikatori kërkon gjithmonë që ti fusë këto para në qarkullim në vende, ku vëmendja dhe njohja për paranë e falsifikuar është në nivele të ulëta. Është interesante të thuash që një nga ambjentet ku futet paraja e falsifikuar janë ambjentet rreth spitaleve dhe qendrave shëndetësore, duke vijuar më tej me njësinë e shit-blerjes periferike. Këto para të falsifikuar qarkullojnë në pikat e karburanteve dhe padyshim janë sportelet e postës shqiptare, sportelet e OSSHE-së, sportelet e Ujësjellës – Kanalizimeve dhe çdo sportel tjetër i mundshëm, ku kërkohet shkëmbimi kesh i kartëmonedhave,” – thotë eksperti i lirë i hetimit të parave të falsifikuara Viktor Hajdari për Unpublished në Euronews Albania.
Ekspertët ngrenë zërin duke thënë se vitet e fundit falsifikatorët kanë ndryshuar interesin e tyre mbi prerjet e kartëmonedhave, duke kaluar nga prerjet e vogla në prerje më të mëdha.
“Më rezulton nga studimet që kartëmonedhat të cilat po falsifikohen më shumë janë prerja 2 mijë lekëshe, por së fundmi është shtuar edhe kartëmonedha 5 mijë lekëshe. Falsifikimi i kartëmonedhave me vlerë të lartë, krijon problem shumë të mëdha në ekonominë e individit dhe të vendit,”- shprehet pedagogu Sherif Bundo për Unpublished në Euronews Albania.
Por cilat janë arsyet që falsifikuesit janë fokusuar në këto prerje kartëmonedhash sipas ekspertëve.
“Ne kemi disa emetime të prerjes të kartëmonedhës 5 mijë lekëshe në qarkullim, përfshirë këtu dhe prerjen e re. Banka e Shqipërisë vit pas vit sasi të caktuara i pasuron me element shtesë. Këto elemente shtesë në sytë e publikut krijojnë konfuzion dhe ky konfuzion është në favor të falsifikuesit,”- tregon eksperti i lirë i hetimit të parave të falsifikuara Viktor Hajdari për Unpublished në Euronews Albania.
Ky produkt i jashtëligjshëm vjen në vendin tonë edhe me porosi.
“Ka raste që këto kartëmonedha prodhohen edhe me porosi. Pra në rast se persona të caktuar, janë të interesuar për të vënë në qarkullim para të falsifikuara, bëjnë porosi për sasinë që ata duan. Personi që ka kartëmonedhat lidhet me persona të tjerë, të cilët kontaktojnë njerëz që janë të interesuar. Një kartëmonedhë 5 mijë lekëshe blihet kundrejt 1600 lekëve dhe pastaj vihet në qarkullim,”- thotë hetuesja Ermira Tafani për Unpublished në Euronews Albania.
Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit
Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished
Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti
- 08:31 250-vjetori i SHBA-së, Trump: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist
- 08:30 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët
- 08:23 Mbrojtësi i Egjiptit, Mohamed Hany bëhet lojtari i parë që shënon dy autogola në të njëjtën Kupë Bote
- 08:22 Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti i bashkëshortëve nga Kosova
- 08:18 Kolumbia mposhti Ganën 1-0, kualifikohet në raundin e 16-të të Kupës së Botës
- 08:15 Luftuan deri në sekondat e fundit, Kepi i Gjelbër eleminohet nga Kupa e Botës. Argjentina vijon rrugëtimin