Aksioni i IKMT, banori i Thethit shpërthen në lot: Vetëm të vdes më ka mbetur
Në pritje të vijimit të aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për heqjen e objekteve në Theth, një banor i fshatit shpërtheu në lot këtë të mërkurë, duke shprehur dhimbjen dhe frikën për të ardhmen e tij.
Me lot në sy, ai tha se po rrezikon të humbasë shpenzimet e gjithë jetës, pasi autoritetet i kanë njoftuar se do t’i prishin shtëpitë e drurit, pa beton e pa asgjë tjetër, që i ka ndërtuar vetë në tokën e tij. “Leje kemi kërkuar, por na thanë të presim. Toka është e imja, brez pas brezi,” tha ai.
Banori u shpreh i shqetësuar se pas prishjes së objekteve do të përfundojnë në rrugë dhe kërkoi ndihmë nga shteti, duke kujtuar se vetë institucionet e kanë inkurajuar të investojë në fshat, por tani nuk po i lejojnë. “S’ka beton fare, vetëm dru,” tha ai duke theksuar se shtëpitë janë ndërtuar në mënyrë tradicionale dhe të thjeshtë.
Në fund të fjalës së tij, ai shprehu dëshpërimin më të madh: “Ka mbetur vetëm të vdes tani.”
Banori në Theth shpërthen në lot: Toka është e imja, s’kam me çfarë të jetoj tjetër pic.twitter.com/inwo0mUZY4
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 9, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes