Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset turisti belg

9 Korrik 2025 | 10:30

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në Sarandë. Aksidenti ndodhi rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, pranë zonës së quajtur “Hidrovori”, ku një 28-vjeçar me shtetësi belge ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Sipas burimeve paraprake nga Policia, dyshohet se i riu, i identifikuar si Y.Z., ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Për pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026