VIDEO/ Autobusi Kamëz–Tiranë përfshihet nga flakët, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të hëne, ku një autobus i linjës Kamëz–Tiranë u përfshi nga flakët në lëvizje.
Ngjarja ndodhi në bulevardin “Nënë Tereza” dhe shkaktoi panik mes qytetarëve që ndodheshin në urban.
Fatmirësisht, të gjithë udhëtarët kanë arritur të zbresin në kohë dhe nuk raportohet për të lënduar.
Sipas Policisë, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt teknik në mjet ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Më datë 07.07.2025, në bulevardin ‘Nënë Tereza’, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje automjeti autobus. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë