Rama ndan foton e hapësirave të liruara te 21 Dhjetori: Nuk është më tokë e xanun
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me zaptimin e hapësirave publike nga biznese dhe individë të ndryshëm.
Shefi i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga hapësirat e liruara te “21 Dhjetori”, ku shihet se janë hequr objektet e ndërtuara pa leje.
Rama shton se tashmë tetë grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të ndërhyrë në hapësirat që do të lirohen, me qëllim që t’i kthejnë ato në hapësira të vlefshme urbane.
“Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më ‘tokë e xanun’, por ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që, pas pastrimit, kërkojnë shërim. Ata do të rikthehen me projekte të reja komunitare, për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri dhe që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre”, shkruan Rama në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit