U diagnostikua me zgjerim të aortës, e reja trajtohet me sukses nga mjekët në QSUNT

9 Korrik 2025 | 19:21

Kjo është Afërdita, një e re e cila rastësisht pas dyshimeve nga një radiografie në qytetin e saj të lindjes, u dërgua me urgjencë në QSUNT, ku u diagnostikua me zgjerim të aortës dhe probleme të valvulës, patologji që mund ti rrezikonte jetën.

“U habita sepse nuk e kisha imagjinuar pjesën e operacionit, nga shqetësimi që kisha unë, direkt në ndërhyrje”, u shpreh 28-vjeçarja.

E reja iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes të kryesuar nga vetë shefi i shërbimit të kardiokirurgjisë doktor Altin Veshti.

“Është dërguar në urgjencën e Tiranës ku është diagnostikuar në pjesën filletare të aortës me zgjerim të saj në nivelin rreth 9 cm. Më urgjencë vajza është transferuar në repartin e kardiologjisë përgatitur për operacion, dhe specifika e kësaj metode përveç që është hequr pjesa e aortës e sëmur dhe është zëvendësuar me një tub sintetik i cili do jetojë gjithë jetën duke bërë jetë normale, është riparuar edhe valvula e aortës”, tha Altin Veshti, Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, QSUNT.

3 muaj pas ndërhyrjes, 28 vjeçarja është rikthyer në shërbimin e kardiokirurgjisë për konsultën e radhës, ndërsa mjeku Veshti rrëfen se falë teknikave inovative të riparimit të valvulës së aortës, e reja do të ketë një jetë normale.

“Ka valvulën e saj të cilën e kemi ruajtur, sepse po të ishte alternativa e vendosjes së një valvule mekanike, do të ndryshonte kualitetin e jetës”, shtoi mjeku.

Riparimi i valvulës së aortës, dikur një utopi për shërbimin e QSUT, sot është një teknikë e kthyer në normalitet dhe në 2 vite kanë përfituar 17 pacientët, që sipas shefit të kardiokirurgjisë ato kryejnë jetë normale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026