Dështon transferimi i Jasharit te Milanit, drejtuesit belg ndërpresin bisedimet

10 Korrik 2025 | 13:37

Tratativat mes Milanit dhe Club Brugge për transferimin e Ardon Jasharit janë ndërprerë, për faktin se drejtuesit e skuadrës belge kanë vendosur që lojtari i tyre të mos largohet këtë verë. Ka qenë vetë drejtori sportive Devi Rigo, i cili deklaroi se Jashari është ndër lojtarët më të rëndësishëm të grupit.

“Bisedimet me Milanin janë në vendnumëro. Ata e dinë këndvështrimin tonë. Ne besojmë se cikli i Ardonit në klubin tonë nuk ka përfunduar, sipas mendimit tonë, sot nuk ka asgjë në tavolinë që mund të përbëjë përjashtim. Me respektin më të madh ndaj atij që është në mënyrë të pakundërshtueshme një nga lojtarët tanë më të mirë, por nuk mundesh thjesht të dalësh nga dera këtu. Ne jemi të bindur se Ardoni do të bëjë një transferim të madh, por vetëm kur të jetë momenti i duhur për të gjithë dhe sot kjo nuk është për ne. Ne supozojmë se ai do të qëndrojë”, ka deklaruar 37-vjeçari.

Më herët futbollisti i dha ok kalimit në Milano, por duket se shuma e ofruar nuk i ka bindur drejtuesit belg, të cilët kanë frenuar këtë lëvizje. Ky është një tjetër transferim i cili nuk zyrtarizohet nga ana e Igli Tares, pas atij të Granit Xhakës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026