Zjarri përfshin shkurre dhe pisha në Zvërnec, rrezikon dy hotele
Një zjarri masiv ka shpërthyer në fshatin Zvërnec, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pisha. Zjarri ka filluar pranë anës së rrugës, por era e fortë ka bërë që ai të përparojë me shpejtësi, duke djegur dhjetëra pisha dhe duke rrezikuar dy hotele që ndodhen në këtë zonë.
Forcat zjarrfikëse, së bashku me banorët e zonës, janë angazhuar intensivisht për të izoluar dhe shuar flakët, por për shkak të erës së fortë, puna e tyre është vështirësuar ndjeshëm. Situata mbetet e tensionuar, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi, dhe autoritetet janë në alert për të parandaluar përhapjen e tij në zona të tjera të banuara.
Fatmirësisht, ende nuk raportohet për viktima ose të lënduar, por ekipet e emergjencës vazhdojnë përpjekjet për të mbajtur situatën nën kontroll.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)