Humbi jetën duke shpëtuar turistët, zhvillohen homazhe për Arben Anamalin

11 Korrik 2025 | 18:29

Këtë të premte janë zhvilluar homazhet për ndarjen nga jeta të 51-vjeçarit  “Dëshmori  I Atdheut” Arben Anamali.

Kapiteni i anijes turistike u mbyt në liqenin e Shkodrës, teksa shpëtoi disa turistë që kishin rënë në ujë. Për bashkëshorten e tij, Najada Anamali, kjo është një ngjarje e rëndë dhe dhimbje e madhe për familjen. Mes lotësh, ajo thotë se Arbeni ka qenë shumë punëtor dhe i përkushtuar pas familjes, ndërkohë njoftimin e mori nga një koleg i tij.

“Është një dhimbje e madhe për krejt familjen tonë, për nënën e tij në radhë të parë që e ka në shtëpi, për mua, për fëmijët e tij, djalin dhe vajzën, për këdo që e ka njohur sepse ka qenë njëri shumë i mirë. Ka bërë shumë për të gjithë”, tha Najada Anamali.

Edhe nipi i Arbenit, Mirsad Isufi, kërkoi që daja i tij të respektohet si hero…

“Është një humbje shumë e madhe, i falenderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar te gjetja e tij. Shpresojmë të mos harrohet dhe të respektohet si një hero”, tha ai.

Pas 48 orësh kërkime, në ditën e tretë të operacionit nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i Arben Anamalit u gjet në liqenin e Shkodrës mëngjesin e së enjtes. Kapiteni Arben Anamali  njihej si një operator me përvojë në lundrim dhe ishte i angazhuar prej vitesh në turizmin ujor në liqenin e Shkodrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026