Trump kërcënon Rusinë me tarifa shumë të ashpra

14 Korrik 2025 | 17:46

Presidenti amerikan Donald Trump u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku theksoi qëndrimin e tij të ashpër ndaj Rusisë dhe shprehu pakënaqësinë për vazhdimin e luftës në Ukrainë.

Trump deklaroi se është “shumë i pakënaqur” me Moskën për shkak të konfliktit të zgjatur dhe paralajmëroi vendosjen e tarifave dytësore 100% nëse brenda 50 ditëve nuk arrihet një marrëveshje.

“Jemi shumë të pakënaqur me Rusinë dhe do të vendosim tarifa shumë të ashpra nëse nuk arrijmë një marrëveshje brenda 50 ditësh”, tha presidenti amerikan.

Ai theksoi gjithashtu dëshirën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke shtuar se është “i zhgënjyer” nga presidenti rus Vladimir Putin.

Gjatë deklaratave për media, Trump vlerësoi kapacitetet ushtarake amerikane, duke theksuar se “Shtetet e Bashkuara prodhojnë pajisjet më të mira, raketat më të mira dhe gjithçka më të mirë”. Ai bëri të ditur se SHBA do të furnizojë NATO-n me armë, dhe se aleatët do të paguajnë për to.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u shpreh se ky është një zhvillim i rëndësishëm për mbështetjen ndaj Ukrainës. Ai theksoi se kjo nismë do t’i mundësojë vendit të sulmuar të sigurojë “një numër vërtet të madh pajisjesh ushtarake”, përfshirë mbrojtje ajrore, raketa dhe municione.

Rutte e cilësoi vendimin si një “lajm të shkëlqyer për Ukrainën” dhe falënderoi Presidentin Trump për angazhimin e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026