Tensione në Theth: Banorët kundërshtojnë me forcë shembjen e bujtinave

14 Korrik 2025 | 21:29

Situata në Theth vijon e tensionuar nga shembja e disa objekteve pa leje. Në emisionin “Now” në Euronews Albania u diskutua mbi aksionin e policisë dhe IKMT-së, aksion të cilin banorët e Thethit e kundërshtojnë me revoltën e tyre.

Edhe këtë mbrëmje, banorët penguan vazhdimisht fadromat për të ndërhyrë në objekt. Gazetari Teodor Gjerga raportoi se në fillim nga ky aksion u krijua ideja sikur mes banorëve dhe policisë së Shkodrës u arrit në një farë mënyrë negociatë për të liruar hapësirën dhe të nis shembja e objekteve. Por në fakt, janë pronarët e bujtinave të cilët nuk po e lejojnë të ndodh një proces i tillë. Banorët kanë vijuar diskutimet me policinë e Shkodrës me tone të larta pasi kanë pretendimet e tyre të cilat i kanë shprehur për ditë me radhë.

Mësohet se pronarët janë afruar pranë objekteve për të mos lejuar shembjen e tij, ndërkaq edhe policia është e vendosur. Nga ana tjetër ndodhet dhe një grup nga IKMT për të zhvilluar aksionin.

Përtej faktit se janë shtuar forcat e policisë, gazetari Teodor Gjerga dha një tjetër detaj nga Thethi se gjatë debateve, një nga pronaret e bujtinave është rënduar emocionalisht pas krijimit të një situate të tensionuar. Ai thekson se rrezikshmëria shtohet edhe për forcat e policisë që po ndërhyjnë në objekt, dhe kjo për shkak të errësirës.

Gjatë shkëmbimit të debateve, një nga banorët i drejtohet një zyrtari të policisë: “Kush po e bën dëmin më të madh, më trego llogjikën, po futesh dhe po i shemb, çfarë mund t’i bësh më shumë?”

Zyrtari i policisë përgjigjet në formë të tillë: “Më këtë që po bëni tani po bën dëm. Jam dashamirës si ju”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026