Dëshmia tronditëse e Skerdi Tases: Për vrasjen e Ramazanit mora vetëm 23 mijë euro

15 Korrik 2025 | 13:08

Në seancën e radhës të mega-procesit “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka rrëfyer para trupit gjykues detaje të reja tronditëse mbi atentatet e bujshme në Elbasan e Fier, bashkëpunimin me Henrik Hoxhajn dhe Nuredin Dumanin, si dhe përfshirjen e tij direkte në vrasjen e Emiljano Ramazanit në vitin 2020.

“Pas atentatit të dytë ndaj Aredin Beharit ika disa muaj në Gjermani. Me Henrikun u takova në vitin 2020, kur ky ishte vënë në kontakt edhe me Nuredin Dumanin. Henriku më tha: ‘I ke parë 4 vrasjet në Durrës? Kam marrë pjesë edhe unë. Pse ike? Do kishe marrë ndonjë lek,’”- tha Tase.

Tase deklaroi se Hoxhaj kishte frikë për vrasjen e vëllezërve Haxhia, pasi kishte mbetur një gjurmë gjaku në makinën e përdorur për atentat.

“Më pas mora vesh që ‘Kusho’, siç i referohej Henriku, ishte Nuredin Dumani. Fillimisht më ofruan të merrja pjesë në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Morëm 5 mijë euro kapar në një fshat të Peqinit. Na treguan makinën e Bujarit, por ne nuk donim ta vrisnim. Edhe kur e shikonim, e anashkalonim. Nuredini e kuptoi dhe u tërhoqëm,”- tha Tase.

Pasi tentativa për Çelën dështoi, grupi vendosi të merrte pjesë në vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, për të cilën ishin ofruar 130 mijë euro.

“Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro. Shkonim përditë në Elbasan me makina me qira. Makinën e atentatit e siguroi Erion Alibej me Nuredin Dumanin. Kishim 4 armë, 2 kallashnikovë dhe 2 pistoleta. Ditën e ngjarjes u nisëm herët nga Tirana. Na vinin informacione nga Nuredini: ‘Është në palestër, është këtu, është atje.’ Në palestër s’na u duk vendi i duhur, prandaj vendosëm ta prisnim tek shtëpia,” tha Tase.

Atentati ndodhi më 17 korrik 2020.

“E pritem tek pallati. Sapo ai parkoi, zbrita nga makina. Henriku ishte shofer. Iu afrova dhe e qëllova disa herë në kokë dhe qafë me pistoletë. Pastaj dogjëm makinën e atentatit dhe u larguam me makinën me qira që kishim ardhur nga Tirana. I ramë nga Rrogozhina.”

Sipas Tases, armën e krimit e lanë në një vend të përcaktuar nga Dumani.

“Armen e lamë në një vend rrugës, që e dinte Nuredini. Ishte planifikuar të përdorej për të akuzuar një person tjetër,” tha ai.

Sa i përket pagesës për atentatin, Tase deklaroi: “Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen, edhe pse sipas bisedave na takonin nga 60 mijë euro secilit. Lekët i solli një grua me emrin Klara, ashtu siç më tha Henriku.”

Këto rrëfime pritet të kenë ndikim të fortë në procesin gjyqësor ku po gjykohen mbi 50 të pandehur të akuzuar për vrasje, atentate dhe krime të rënda në kuadër të grupeve kriminale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026