Alibej dëshmon ndaj Plarent Dervishaj: Çfarë më tha pas atentatit ndaj prokurorit
Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion nisi këtë të premte seanca për çështjen në ngarkim të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt, lidhur me atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Në sallën e gjykatës u paraqit si dëshmitar Erjon Alibej, me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”.
Alibej deklaroi se gjatë vitit 2019 ka jetuar në Elbasan dhe se njeh vetëm Plarent Dervishajn, ndërsa për Julian Meçajn tha se nuk e njihte personalisht.
Alibej shtoi se njohja me Dervishajn u bë përmes dajës së bashkëshortes së tij, i cili i mundësoi një takim në fabrikën e cigareve në Librazhd.
“Gjatë vitit 2019 kam jetuar në Elbasan. Plarent Dervishaj e njoh, Julian Meçajn jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime një takim me anë të një shoku të tij. Di që ka një fabrikë cigaresh në Librazhd. Më ka mundësuar ai një takim me Plarentin. Kemi drekuar atje.
Nuk e dija kush ishte ai në atë periudhë, po më duket një “Çekiçi” që kisha parë në televizor. Ky ka qenë takimi i parë dhe i vetëm. Unë në atë kohë, në 2019 kam qenë person në kërkim për një çështje të 2018-ës.
U strehoja në shtëpinë time. Kam pasur disa probleme në shtëpinë time. Në atë periudhë, Arben Laze ka patur një Tuareg ngjyrë të zezë, ham ulur në sediljen mbrapa, kam shkuar te fabrika e cigareve. Më priti Iliri dhe Arben, s’mbaj mend nëse ka qenë Plarenti aty apo nëse erdhi më pas. Plarenti kishte një BMË ngjyrë blu të blinduar, shofer ka qenë i djalit tjetër, Plarenti pasagjer. Mond Çekiçin nuk e njoh, e kam dëgjuar në media.
Mbase Mondi ka qenë personi atë ditë për drekë, po nuk më kuptohet mirë, e kam të turbullt. Në atë takim, diskutova me Plarentin lidhur me hallet që më kishin rënë dhe arsyeja e takimit ishte për të më ndihmuar. Vetëm një herë takim fizik kemi patur, komunikonim në aplikacion të enkriptuar. Në atë periudhë kam pasur Enchro chat, ka qenë periudhë që i përdorja të dyja, edhe Skype. Plarenti përdorte “Barcelona” në Enchrochat, por edhe pseudonimin “Ghost”. Këto mbaj mend unë”, tha Alibej.
Alibej zbuloi dhe bisedat me Plarent Dervishajn pasi dështoi atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
“Me Plarentin nuk më lidhte asgjë. Plarentit më vonë i ndodhi një atentat dhe unë interesohesha me Plarentin si për hallet e mia. Dhe ia përcillja të gjitha të dhënat. Na vinin fjalë se atentatin që i kishin bërë, më thonin e ka bërë Lul Berisha. Unë ia thash ta gjykojë vetë këtë informacion. Më vinin dhe informacione për hallet e mia.
I kam dërguar edhe në sistemin TIMS foton e njërit me mbiemër Kabashi. Kam pasur një punonjës policie gjatë gjithë periudhës që më jepte të dhëna gjithë kohën. Ka qenë punonjës policie në Elbasan. Punonjësit ia shpërbleja ndihmën. E pajisa dhe me Sky dhe me EnchroChat. Ia bëja unë rimbushjen. Rimbushja ka qenë 600 € në atë periudhë. Redjan Rrajën e kam dëgjuar për herë të parë në televizor. E dija që pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja ishte Plarent Dervishaj.
Pas atentatit të prokurorit, kemi biseduar gjatë. U zbulua shpejt si ngjarje, sepse personat që bënë atentatin kishin lënë syze, nuk i kishin djegur makinat, ishin trembur kur kishin dy persona afër dhe gabuan. Më thotë Plarenti që e kam shok të ngushtë Redjan Rrajën, dhe donte të futej në makinë me zor që të merrte pjesë dhe ai. Plarenti më thotë që jam duke u interesuar për të fshirë provat në laborator. Më tha që i kishin kërkuar 300 mijë € dhe po priste përgjigje. Kjo ka qenë pjesa kur Redjan Rraja është përmendur për herë të parë. Unë i dërgoja informacione Plarentit, sepse në atë periudhë donin të më ekzekutonin me snajper. Por atëherë, donin të vrisnin edhe Plarentin me snajper te një lokal te Vollga. I thashë bëj kujdes.
Kur shpëtoi prokurori, diskutova me Plarentin që Arjan Ndoja shkonte në një lokal në Gjirin e Lalzit dhe fliste që po përgatitej ta godiste atje. Aleksandër Lahon nuk e mbaj mend mirë, Plaurenti nuk e llogariste fare. Fliste gjithmonë, thoshte janë mbyll fare. E kishte te prokurori fokusin.”- tha Alibej.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit