Mospajisja me kupon tatimor, tregtari: Po më hiqni bukën e fëmijëve

15 Korrik 2025 | 17:49

Vendimi për sekuestrimin e mallrave që nuk kanë kupon tatimor po zbatohej në disa qytete duke shkaktuar jo pak problemet per shitësit ambulantë.

I tillë është dhe rasti i një shitësiBulgarecKorçës që mban familjen me shitjen e bidonavequmështit prej më shumë se 2 dekadash. Ai shprehet se e ka të vështirë ta kuptojë këtë vendim të qeverisë dhe kërkon që të mos pengohet në punë që bën me ndershmëri.

Çdo mëngjes, Alfred Limoni, një burrë i thjeshtë nga fshati Bulgarec, hipën në biçikletën e tij të vjetër dhe niset drejt Korçës me disa shishe qumësht në kosh. Prej 25 vitesh, kjo është mënyra e vetme me të cilën ai siguron jetesën. Fitimi i tij është minimal, por për të, kjo është mjaftueshëm për të blerë bukën e përditshme.

“Po, shes qumështin me këto 5 bidona që kemi mbajmë familjen.  Rreth 25 vite bëj unë, kam 3 lopë, kjo tjetra është gati në të tharë. Çfarë fitojmë? Rreth 10 mijë lek te mbash familjen”, tha Alfred Limoni, shitës ambulant.

Së fundmi, një tjetër shqetësim i është shtuar ditëve të tij të lodhshme. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që edhe shitësit ambulantë të pajisen me kupon tatimor, një gjë që për Alfredit është e pakuptueshme dhe e pazbatueshme në realitetin e tij të thjeshtë.

“Në radhë të parë qeveria bën punën e vet, unë dua të më kontrollojë cilësinë e qumështit, dua të mos më pengojë për tregun e klientet e mi. U duhet qumësht? Ata nuk marrin qumësht tjetër. Unë nuk e kam idenë kupon, as është bërë ndonjëherë. Le të më pajisë, të kërkojë të drejtën e tij por unë nuk e kam idenë për çfarë po flasin. Përse të më pengojë? Mua të më lërë të tregtojë qumështin, ata nuk e jap 150 më, do e jap 200. Unë e jap bidonin 150, baxho ma merr 50 lek”, shtoi Alfred Limoni.

Për Alfredin dhe shumë të tjerë si ai, ligjet shpesh duken të shkruara për një botë tjetër, jo për jetën e thjeshtë të fshatarëve që mundohen të mbijetojnë me punë të ndershme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026