Masa të reja në zonat turistike të Spanjës, gjoba e rregulla të ashpra për turistët
Qyteti i Malagës në Spanjë ka marrë masa të rrepta për të disiplinuar sjelljen e turistëve. Një fushatë e nisur nga bashkia ka publikuar vendet publike më shumë se 10 rregulla për turistët. Në të kundërt ata do të gjobitën.
Fushata u kërkon vizitorëve të mos bëjnë zhurmë, sidomos natën. Të shmangin të bërtiturat apo muzikën me volum të lartë në zonat e banuara; si dhe të përdorin koshat dhe tualetet.
Skuterët dhe biçikletat janë të ndaluara në zonat për këmbësorë. Veshjet e zbuluara apo ekspozimi i trupit nuk janë të mirëpritura jashtë plazhit. Gjithashtu bashkia e qytetit që është bërë i njohur në gjithë botën për shkak të truizmit u kërkon turistëve “të mos bien shumë në sy”.
Vitin e kaluar, qyteti rriti gjobat për shkelje si hedhja e mbeturinave, zhurma e tepërt dhe dehja në publik deri në 750 euro.
Megjithatë, ndërsa Málaga po i nxit vizitorët të sillen më mirë, shumë vendas besojnë se problemet janë më të thella sesa thjesht çështje etikete.
Spanja po përballet me një përballje të gjerë me turizmin masiv. Në disa qytete banorët po organizojnë protesta kundër qirave të larta, mungesës së strehimit, mbipopullimit dhe ndikimit mjedisor të numrit të pakontrolluar të vizitorëve.
Në Málaga, vitin e kaluar, protestuesit mbushën qytetin me postera anti-turizëm dhe me komente fyese. Në mars dhe prill, shpërthyen protesta të reja në të gjithë vendin para sezonit të ngarkuar të Pashkëve. Banorët kërkuan kufizime për anijet turistike, ndalime për qiratë dhe një model turizmi më të qëndrueshëm që vë në plan të parë banorët.
Protestat kanë sjellë reagimin e institucioneve. Në Katalonjë gjykata hoqi nga Airbnb 66 mijë njoftime për qera ditore për të mos lejuar rritjen e mëtejshme te qerave për banorët. Ndërkohë, Barcelona ka shpallur plane për të eliminuar plotësisht apartamentet me qera ditore deri në vitin 2028.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës