Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Qeveria miraton vendimin

16 Korrik 2025 | 20:50

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për krijimin e një Akademie të Pushtetit Vendor e cila do trajnojë të gjithë punonjësit e Bashkisë që nga kryetari deri te punonjësi më i thjeshtë.

Akademia do drejtohet nga nje komitet që përbëhet nga vetë bashkitë dhe nga qeveria nëpërmjet Ministrit të pushtetit vendor. Qeveria ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, post të cilin e mban Arbjan Mazniku, për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit marrëveshjen sipas të cilës do të emërohen më pas drejtuesit e rinj të njësive administrative nëpër bashkitë e vendit, të dorëhequr masivisht pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama.

Sipas autorizimit, Mazniku do të jetë në krye të një organizate jofitimprurëse që do të ngrihet mes ministrisë që ai drejton dhe bashkive të vendit. Kjo organizatë, thuhet në vendimin e qeverisë ka për kompetencë ‘zhvillimin e kualifikimin profesional të qëndrueshëm të të zgjedhurve, nëpunësve civilë dhe punonjësve të tjerë në njësitë e vetëqeverisjes vendore, me qëllim rritjen e performancës profesionale për t’u shërbyer komuniteteve dhe për t’i ndihmuar ato në përmbushjen e funksioneve të veta dhe kompetencave, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe për përmbushjen e sfidave, që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian’.

Të gjjtha bashkitë do kontribuojnë financiarisht për të garantuar mbarëvajtjen e akademisë. Gjysmën e kostos e paguan qeveria dhe gjysmën vetë bashkia. Kostoja do përdoret për trajnime të vazhdueshme te stafeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, një të plagosur dhe një rrëmbim ka tronditur sot orët e para të mëngjesit fshatin Velojesh...
10:40 | 24/07/2026

Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)

Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka...
10:27 | 24/07/2026