Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë: S’kam qenë zyrtar i lartë
Ka përfunduar pas dy orësh seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion në ngarkim të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i cili ka ankimuar vendimin e shkallës së parë për dënimin e tij me 4 vite burg lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm avokatët e Bllakos, si dhe vetë ky i fundit, i cili kërkoi pafajësi me argumentin se posti i tij nuk futet tek zyrtarët e lartë dhe nuk mund të ngrihet akuzë si një i tillë.
Por, organi i akuzës i kërkoi shkallës së dytë të gjyqësorit që të qëndrojë në fuqi vendimi i GJKKO, sepse Alqi Bllako është funksionar i lartë.
Pasi togat e zeza dëgjuan pretendimet e prokurorëve dhe kërkesën e avokatëve të Bllakos, caktuan datën 23 korrik për të shpallur vendimin për ish-deputetin socialist.
Bllako u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion më 11 mars të këtij viti me 4 vite burg, dënim i cili zbriti në 2 vite e 8 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, pasi u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv” në dy raste.
Ish-deputeti është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer për rigjykim nga Apeli në shkallë të parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta