Pafajësia e Bllakos dhe dënimi për Kokën, SPAK kundërshton vendimet për “Elbasanin”
Prokuroria e Posaçme kundërshton pafajësinë e Alqi Bllakos për inceneratorin e Elbasanit dhe rënien e akuzës së “Shpërdorimit të detyrës” për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, teksa ky i fundit u dënua vetëm për korrupsion.
SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Bllakos dhe Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencën e organit hetues, përkatësisht 10 vite për Kokën e 4 vite për Bllakon.
Por ky i fundit vijoi të qëndrojë në qeli për shkak të dënimit të tij për inceneratorin e Fierit me 2.8 vite burg. Gjithashtu ndaj tij vijon të jetë në fuqi një tjetër masë sigurie “Arresti në burg” për inceneratorin e Tiranës.
Në tetor të 2023, GJKKO dënoi në total me 33 vite burg të pandehurit, përkatësisht me 5.8 ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre. Atij iu konfiskuan një pjesë e aksioneve në kantinën e pijeve në Durrës, në vlerën e korrupsionit të kryer, 3.7 milionë euro. Biznesmeni Klodian Zoto, u dënua me 10 vite burg, duke përfituar zbritje në 6.8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Të njëjtën masë dënimi gjykata dha edhe ndaj biznesmenit tjetër Mirel Mertiti. Ndërkohë Stela Gugallja, administratore në inceneratorin e Elbasanit, u dënua me 7 vjet heqje lirie, por me gjykim të shkurtuar përfitoi zbritjen në 4.8 vjet.
Me 4 vjet burg u dënua Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit, por me gjykim të shkurtuar do të vuaj 2.8 vjet, ndërsa për anëtarin e komisionit Bardhyl Cabiri, GJKKO dha 2 vjet burg. Për anëtaren Jonida Zeqo 4 vjet, por nga gjykim i shkurtuar i zbriti në 2.8 vjet burg. 1.4 vite u dënua ish-anëtari tjetër i komisionit, Serafin Papa, teksa i shuhet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi ka përfunduar koha e dënimit gjatë qëndrimit në burg.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë