Pendohet për vrasjen e shokut, Marjus Dema shpërthen në lot para gjykatës, lihet në arrest me burg

15 Maj 2021 | 11:08

Arrest me burg deri në përfundim të hetimeve ka vendosur gjykata për Marius Demën, të arrestuar për vrasjen e shokut të tij Mehmet Qama. Dy nga katër të arrestuarit e tjerë do të qëndrojnë në arrest shtëpie, pasi akuzohen se fshehën pistoletën dhe gëzhojën nga vendi i ngjarjes, ndërsa dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Marjus Demën, 28-vjeçarin që vrau me pistoletë shokun e tij Mehmet Qema.

Para gjyqtares Shefkie Demiraj ai u shfaq i penduar duke mbajtur dot lotët. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke lënë nën masën e arrestit shtëpiak edhe Frenkli Myftarin e Xhuliano Koçin pasi akuzohen se kanë fshehur pistoletën me të cilën u vra 27-vjeçari së bashku me gëzhojën.

Ndërsa katër shokët e tjerë që gjendeshin në tavolinë në momentin e vrasjes  do të hetohen në gjendje të lirë për akuzën e mos kallëzimit të krimit.

Referuar dosjes hetimore, 28-vjeçari Dema ka deklaruar përballë hetuesve se nuk kishte për qëllim të vriste Qemën, por pistoleta ishte shkrepur aksidentalisht. Dema ka treguar për hetuesit se ishte tronditur shumë nga vrasja e shokut të tij, ndërsa nuk kishte dijeni që pistoleta kishte fishekë. Pas vrasjes ai ka treguar se u largua i frikësuar, por gjatë gjithë kohës kishte qarë.

Sipas hetimeve, kjo provohet edhe nga dëshmia e pronarit të një servisi që tregon momentet e para të ngjarjes së rëndë. Mehmet Qema u vra më një plumb në gjoks nga shoku i tij gjatë kohës që po qëndronin në një lokal mbrëmjen e 10 majit në kryeqytet.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026