Portugalia dhe Holanda u shtohen vendeve që lehtësojnë masat për udhëtarët

15 Maj 2021 | 11:57

Portugalia dhe Holanda janë ndër shtetet më të fundit europiane që kanë lehtësuar masat anti-COVID si pasojë e rënies së infektimeve dhe ardhjen e sezonit turistik.

Holandezët mund të udhëtojnë në Portugali, Maltë, Irlandë, Tajlandë, Ruanda dhe drejt ish-kolonive holandeze si Aruba, Kurasao e një sërë ishujsh grek.

Holanda përdor një sistem kategorizimi me ngjyra dhe këto destinacione janë nën kodin e verdhë, që do të thotë se qytetarëve nuk do iu duhet të vetizolohen në kthim.

Ndërsa Greqia dhe Kreta mbeten me kodin portokalli dhe udhëtimi drejt këtyre vendeve është vetëm për arsye esenciale.

Autoritetet portugeze njoftuan të shtunën se nga e hëna do të hapin dyert për shumicën e vendeve të BE.

Qytetarët që vijnë nga vende të BE me një shkallë incidence “me më pak se 500 raste për 100 mijë banorë” do të mund të hyjnë në territorin portugez, njoftoi qeveria.

Portugalia ka incidencën 14-ditore më të ulët në BE me 49.5 raste për 100 mijë banorë.

Megjithatë, çdo pasagjer mbi moshën 2 vjeç duhet të paraqesë test PCR negativ të 72 orëve të fundit.

Kufizimet do të mbeten në fuqi për 8 shtete, përfshi 5 anëtare të BE: Qipro, Kroacia, Lituania, Holanda, Suedia, Afrika e Jugut, Brazili dhe India.

Personat që udhëtojnë nga këto vende duhet të kenë një arsye esenciale dhe duhet të vetizolohen për 14 ditë.

Lajmi vjen një ditë pasi Portugalia hoqi kufizimet me Britaninë, vend i cili sjell dhe numrin më të lartë të turistëve në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026