VIDEO/ Ksamil, konflikti për hapësirën e plazhit degjeneron në dhunë
Kur jemi në mes të sezonit turistik janë rikthyer skenat e turpshme në plazht e jugut ku me e fundit është një përplasje e dhunshme në Ksamil.
Ngjarja ka përfshirë stafin e një bari dhe pronarin e një hoteli, duke çuar në përleshje fizike dhe plagosje për shkak të një konflikti për pronësinë dhe administrimin e hapësirës bregdetare.
Sipas burimeve, hapësira në fjalë ka qenë prej vitesh në përdorim nga subjekti i barit, ndërsa këtë sezon një pjesë e saj është kaluar në administrim të hotelit.
Mosmarrëveshjet për ndarjen e hapësirës bregdetare kanë çuar në përplasje mes palëve, duke detyruar autoritetet që së fundmi ta shpallin zonën si hapësirë publike.
Pavarësisht vendimit, tensionet mes palëve kanë vijuar.
Konflikti ka kulmuar kur dyshohet se pronari i hotelit ka hyrë në zonën e administruar nga bari, duke shkaktuar përplasje fizike me stafin, e cila ka degjeneruar në dhunë.
Pas sherrit policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e autorëve të dhunës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta