VIDEO/U paraqit si u dhunuar në pamjet në Ksamil, ngjarja rezulton ndryshe
Pamjet e publikuara nga një incident i ndodhur këtë të shtunë në Ksamil janë bërë virale, ndërsa ngjarja është paraqitur fillimisht si një akt dhune nga një qytetar ndaj një tjetri. Megjithatë, sipas informacioneve të reja, konflikti nuk ka qenë siç është raportuar më herët në media.
Sipas burimeve të Euronews Albania nga gazetari Algert Harrizi pranë lokalit ku ndodhi ngjarja, konflikti ka nisur kur shtetasi Albert Pashaj, pronar i një hoteli në zonë, së bashku me familjarë të tij, është paraqitur në ambientet e një bari në pronësi të Agim Tarajt. Në videon e siguruar, Pashaj shihet që ka hedhur pije në tokë ku raportohet se duke fyer kamarierin.
Pas këtij veprimi, kamarieri ka reaguar duke e goditur fizikisht. Sipas të njëjtave burime, Pashaj ka dëmtuar ambientin dhe ka kërcënuar stafin e lokalit, çka ka sjellë përplasjen fizike. Agim Taraj, i cilësuar fillimisht si autor i dhunës, në fakt ka ndërhyrë pas këtij incidenti dhe ka reaguar ndaj provokimit.
Sipas njoftimit të Policië së Sarandës konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45. Deri më tani është shoqëruar një person, ndërsa vijojnë hetimet për të identifikuar të gjithë të përfshirët. Albert Pashaj është denoncuar për dëmtim prone dhe cenim të sigurisë së punonjësve të lokalit.Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur ditën e sotme në një nga plazhet e Ksamilit, ku është raportuar për përplasje fizike mes stafit të një bari dhe pronarit të një hoteli. Shkak i konfliktit dyshohet të jetë pretendimi për pronësinë dhe shfrytëzimin e hapësirës së plazhit.
Sipas burimeve, plazhi në fjalë ka qenë për disa vite me radhë në përdorim nga pronari i barit, por këtë sezon, një pjesë e tij i është dhënë për përdorim hotelit, ndërsa pjesa tjetër mbeti në administrim të barit. Mosmarrëveshjet për ndarjen e hapësirës bregdetare kanë çuar në përplasje mes palëve, duke detyruar autoritetet që së fundmi ta shpallin zonën si hapësirë publike.
GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
- 17:20 Rifillimi i sulmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës
- 17:12 Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm një nëndetëse dhe një bazë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran (VIDEO)
- 17:01 Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi