Helmohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

20 Korrik 2025 | 19:27

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po rikuperohet nga një rast helmimi nga ushqimi, tha zyra e tij të dielën, duke shtuar se ai do të vazhdojë t’i kryejë detyrat e tij ndërsa pushon në shtëpi për tre ditët e ardhshme, raporton Reuters.

Netanyahu, 75 vjeç, u sëmur gjatë natës dhe u konstatua se po vuante nga një inflamacion i zorrëve dhe dehidrim, për të cilat po merr lëngje intravenoze, thuhet në një deklaratë.

“Në përputhje me udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do t’i menaxhojë punët e shtetit prej andej”, shtoi zyra e tij.

Netanyahut në dhjetorin e kaluar iu hoq prostata pasi u diagnostikua me një infeksion urinar. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor niset në një operacion shpëtimi në Kanionin e Mirushës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet goditi ishullin japonez të Kyushu të martën në mëngjes, raportoi Reuters, duke cituar institutin NIED. Vlerësimet fillestare e vlerësuan tërmetin me magnitudë 7.1...
09:47 | 28/07/2026

SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një rishikim të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka sulmuar vazhdimisht aleatët evropianë...
09:32 | 28/07/2026

Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara

Regjistrimet audio që Joe Biden luftoi për vite me radhë që t’i mbante private, në të cilat ai pranon se zotëronte materiale të klasifikuara pasi...
09:27 | 28/07/2026