Zelensky propozoi raund të ri bisedimesh, Rusia lëshon dronë në drejtim të Ukrainës

21 Korrik 2025 | 14:43

Rusia ka lëshuar qindra dronë dhe dhjetëra raketa përgjatë natës në drejtim të Ukrainës, duke vrarë të paktën dy persona, përfshirë njërin në kryeqytet. Sulmi ka ndodhur një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka propozuar mbajtjen e një rundi të ri bisedimesh për paqe.

Përgjatë fundjavës, Zelensky e ka ofruar mundësinë e bisedimeve të reja për paqe me Moskën, teksa partnerët ndërkombëtarë janë përgatitur për të dërguar më shumë armë në Ukrainë përmes NATO-s, pas arritjes së një marrëveshjeje me presidentin amerikan, Donald Trump.

Forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia i ka lëshuar 426 dronë të llojit Shahed, pesë raketa hipersonike Kinzhal dhe 19 raketa lundruese në disa lokacione rreth Kievit, dhe në pjesë tjera të shtetit.

Gjysma e raketave dhe dronëve është thënë se janë shkatërruar.

Zelensky ka thënë se përpjekjet e emergjencës dhe ato për kërkim-shpëtim janë të angazhuara nëpër qytete dhe komunitete.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka konfirmuar se një person është vrarë në kryeqytetin ukrainas dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sulmi e ka shkatërruar edhe hyrjen e stacionit të metrosë Lukjanivska në Kiev, i cili është shfrytëzuar si qendër strehimi gjatë sulmeve ajrore. Si pasojë e sulmeve, stacioni është mbyllur.

Në qytetin perëndimor Ivano-Frankvisk, kryetari Ruslan Martsinkiv e ka përshkruar sulmin si më të madhin në këtë territor prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, më 2022.

Pavarësisht rritjes së dëshmive për të kundërtën, Rusia pretendon se nuk shënjestron infrastrukturë civile.
Autoritetet ukrainase dhe agjencitë ndërkombëtare, sikurse

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e kanë akuzuar Rusinë për shënjestrim të qëllimshëm të civilëve dhe që diçka e tillë përbën krim lufte.

Dy runde bisedimesh për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës të mbajtura në Stamboll në maj dhe qershor, kanë rezultuar me këmbim të të burgosurve dhe kthim të trupave të ushtarëve të vrarë. Megjithatë, nuk është arritur ndonjë pajtueshmëri për t’i dhënë fund konfliktit.

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i zemëruar nga mungesa e përparimit, dhe i ka dhënë Moskës një afat 50-ditor për t’u pajtuar për armëpushim, ose në të kundërtën do të goditet me sanksione.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026