Rama paralajmëron paketën ligjore: Ndëshkim penal për dhunuesit e hapësirës publike

22 Korrik 2025 | 09:46

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetin social Facebook ndaj shkeljeve të hapësirave publike në Tiranë.

Rama e ka cilësuar të papranueshme situatën që, sipas tij, nuk mund të jetë pjesë e realitetit të qyteteve shqiptare të vitit 2030 në Bashkimin Europian.

“Kjo nuk mund të jetë kurrësesi një skenë e zakonshme nga jeta e një lagjeje në qytetet e Shqipërisë 2030 në BE, e jo më një skenë e përditshme as 1 kilometër nga bulevardi i Tiranës.”- shkruan Rama, duke iu referuar një rasti konkret të zaptimit të hapësirës publike pranë qendrës së kryeqytetit.

Sipas tij, nuk mjafton më që institucionet përkatëse të ndërhyjnë rast pas rasti për largimin e individëve që ndërhyjnë në jetën komunitare, por nevojitet një qasje më e ashpër dhe afatgjatë.

“Këtu duhet vënë njëherë e mirë me ligj e me zakon dhe kushdo që e dhunon hapësirën e përbashkët publike me një akt zaptimi, duke bllokuar, ndërtuar, ndotur apo bërë biznes në kurriz të komunitetit, duhet të ndëshkohet penalisht.”-thekson kreu i qeverisë.

Ai paralajmëroi gjithashtu se shumë shpejt qeveria do të propozojë një paketë të posaçme ligjore, e cila do të synojë ndëshkimin penal të atyre që ai i quajti “dhunues të hapësirave të përbashkëta publike”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026