PD: Saranda është kthyer në arenë përplasjeje mes bandave, policia me pushime
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar të martën përmes një deklarate për mediat mbi situatën e rendit dhe sigurisë në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas Zhupës, vetëm në gjashtë ditët e fundit janë regjistruar katër ngjarje të rënda kriminale, duke krijuar një klimë frike për banorët dhe turistët.
Në deklaratën e saj, deputetja demokrate akuzoi policinë se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar situatën, duke lejuar grupet kriminale të zgjidhin konfliktet e tyre me armë dhe dhunë në mes të qytetit.
“4 ngjarje kriminale vetëm në 6 ditë në Sarandë janë bilanc i një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe tmerri për banorët. Në kulmin e sezonit turistik, Saranda është kthyer në një arenë përplasjeje kriminale, ndërkohë që policia duket se është me pushime,” deklaroi Zhupa.
Sipas saj, më 17 korrik dy grupe janë përplasur me armë zjarri në lagjen nr. 4, në sy të pushuesve. Më 19 korrik, në Ksamil, pronari i një hoteli është dhunuar me sende të forta, ndërsa më 20 korrik pati të shtëna armësh në rrugën “Mitat Hoxha” ku mbeti i plagosur një ish-efektiv policie. Më 21 korrik, një shpërthim tritoli tronditi lagjen nr. 3.
“Është e nevojshme një monitorim urgjent i gjendjes në Sarandë dhe shtim i vëmendjes policore përpara se njerëz të pafajshëm të jenë viktimat e radhës. Policia duhet të parandalojë ngjarjet, jo të numërojë viktimat,” shtoi Zhupa.
Aksidenti i rëndë në aksin rrugor Pogradec-Lin, humb jetën një grua
Lëndë plasëse në portën e një banese në Tiranë, vetëm dëme materiale
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në një banesë në Astir, hetimet e para
- 12:00 Aksidenti i rëndë në aksin rrugor Pogradec-Lin, humb jetën një grua
- 11:53 Lëndë plasëse në portën e një banese në Tiranë, vetëm dëme materiale
- 11:50 Gjendet i pajetë 25-vjeçari në një banesë në Astir, hetimet e para
- 11:46 Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Lin
- 11:26 Operacioni i SPAK kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, të arrestuarit dalin para gjykatës
- 11:18 Gjirokastër, Gjykata lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari