GJKKO çon për gjykim deputetin Asllan Dogjani, akuzohet për fshehje pasurie
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi këtë të mërkurë kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani, i akuzuar për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.
Sipas SPAK, Dogjani ka fshehur mënyrën e pagesës për blerjen e një apartamenti rreth 100 m².
Vetë deputeti ka pretenduar se ka përfituar pronën në bazë të një marrëveshjeje në këmbim të shërbimit të konsulencës juridike.
Por nga hetimet e SPAK ka dyshime se Dogjani e ka blerë apartamentin për 126 mijë euro, duke paguar shumicën e shumës me para cash.
“Kontrata në ILDKPI është hartuar në mënyrë fiktive, me qëllim për të fshehur burimin e krijimit të pasurisë,” thuhet në njoftimin e SPAK.
Gjithashtu, SPAK zbuloi se kontrata kishte dy data të ndryshme, 6 shtator 2006 dhe 6 dhjetor 2006, duke krijuar dyshime për ligjshmërinë e procesit të përfitimit të apartamentit.
“Nga provat shkresore dhe dëshmitë e paraqitura rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër regjistrimi dhe kolonë si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të pasurisë. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive për të deklaruar në mënyrë të rreme burimin e krijimit të pasurisë së paluajtshme,” thekson SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta