Shiste online mallra kontrabandë: Pranga 26-vjeçarit, “e pëson” dhe i ati

23 Korrik 2025 | 14:41

Një 26-vjeçar nga Gjirokastra ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar mallra kontrabandë që i shiste online. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Marketing”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, është arrestuar shtetasi A. A., ndërsa është proceduar penalisht edhe babai i tij, F. A., 51 vjeç, për bashkëpunim në këtë veprimtari të paligjshme.

I riu u ndalua në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, ku u kap me 30 parfume pa dokumentacion ligjor, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan mallra të tjera kontrabandë si veshje, aksesorë, pajisje celularësh, parfume dhe kamera sigurie.

Hetimet 7-mujore të policisë kanë zbuluar se 26-vjeçari i shiste produktet e paligjshme përmes rrjeteve sociale, duke shmangur detyrimet doganore dhe fiskale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026