Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 5 shtetas nga Kosova për kontrabandë ilaçesh

6 Qershor 2025 | 11:23

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas të Kosovës për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” në bashkëpunim.

Shtetasit me iniciale A.M., B.Z., A.G., A.I., dhe F.Z., në dhjetor të vitit 2024, mbërritën nga Stambolli në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit me 300,000 euro cash dhe 14 valixhe plot me medikamente të paautorizuara për tregtim në Shqipëri.

Pas kontrollit fizik të kryer nga Dogana dhe Policia e Rinasit, u sekuestruan gjithsej 1,057,840 medikamente, me mbishkrimin ‘Unified’, me peshë totale 417.1 kg, të cilat ishin të padeklaruara dhe pa licencë të rregullt tregtimi në Shqipëri. Gjithashtu, u sekuestrua një shumë prej 300,000 eurosh, që nuk ishte deklaruar siç parashikon ligji.

Hetimet e mëtejshme të Prokurorisë provojnë se të pestë personat e arrestuar kanë kryer veprën penale të kontrabandës me mallra të licencuara, duke përfshirë medikamentet, për të cilat kërkohet autorizim tregtimi dhe përdorimi, si dhe mbikëqyrje nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM).

Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasit A.M., B.Z., A.G., F.Z. dhe A.I., të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë me mallra të licencuara”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026