A duhet të zgjatet mandati i kreut të SPAK? Përgjigjet Fatmir Xhafaj

24 Korrik 2025 | 11:32

Kryetari i Komisionit Parlamentar Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj, mbajti këtë të enjte një konferencë për media, ku njoftoi mbylljen e komisionit dhe bëri një bilanc të punës së kryer.

Gjatë konferencës Xhafa iu përgjigj dhe pyetjes së gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, në lidhje me debatin e zgjatjes ose jo të mandatit të kreut të Prokurorisë së Posaçme.

Në prononcimin e dhënë, Xhafaj u shpreh se një diskutim serioz për këtë çështje duhet të zhvillohet brenda institucioneve të drejtësisë dhe jo në mënyrë të fragmentuar apo të nxituar.

Ai shtoi se deri më tani nuk janë paraqitur argumente bindëse për një zgjatje të mandatit.

“Deri më sot nuk kam parë argumenta që e justifikojnë një zgjatje mandati. Mendoj se duhet të ketë një diskutim të mirëfilltë institucional,” deklaroi Xhafaj.

Ai shtoi se çdo vendimmarrje e tillë duhet të merret në kohën e duhur, pas konsolidimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, e cila sipas tij pritet të ndodhë gjatë legjislaturës së ardhshme.

“Në legjislaturën e re, kur të bëhet konsolidimi i reformës në drejtësi, do të ketë një qëndrim më të qartë për këtë çështje,” theksoi Xhafaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026