Kriza politike në Kosovë, partitë pro veprimit të Osmanit drejtuar Kushtetueses

24 Korrik 2025 | 16:30

Mosgjetja e një zgjidhjeje politike mes partive për konstituimin e Kuvendit te Kosovës dhe themelin e institucioneve te reja bëri që Presidentja e vendit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime. Por, si u pa ky hap nga partitë politike në vend.

PDK thotë se do të dalin me qëndrim rreth kësaj situate pas konsultimeve brenda partisë.

“Përgjigjen do të japim sapo të diskutojmë në lidhje me këtë qëndrim të fundit të presidentes. Ka pasur zhvillime të pafundme dhe ka qenë e pamundur që konkretisht të kemi qartësi lidhur me këtë kërkesë të presidentes. Para se gjithash është e rëndësishme se Kosova po afrohet në përmbyllje të afatit 30-ditor të kërkesës së Kushtetueses. Presim që seancat e fundit për të përmbyllur këtë cikël të rëndë të 52-herë të seancave. Besoj se në një moment që jemi, dhe veprimet e fundit të autoriteteve serbe me arrestimin e ish ushtarëve të UÇK-së por edhe situata politike e rëndë kërkon që Kosova t’i ketë sa më herët institucionet e saj”, thotë Blerta Deliu, Kodra, nga PDK.

Ndërsa, LDK thotë se nuk e shohin të pavend ndërhyrjen e presidentes, por kanë një kërkesë tjetër për Kushtetuesen, duke u bazuar ne vendimin e fundit të saj.

“Meqenëse kemi një rrjedhje të afatit dhe konsiderojmë se ka paqartësi nuk e shohim si të dëmshme apo të pavend. Nuk është thelbi i lëndës masa, por çka ndodh pas tridhjetë ditëve. S’kemi qartësi se çka ndodh tutje, përveç faktit që kushtetuesja ka thënë se moskonstituimi nuk shkakton zgjedhje të reja. Gjykata Kushtetuese është e qartë dhe thotë se e drejta për propozim i takon të parit dhe përgjegjësia për formimin e shumicës i takon të parit. Nëse i pari nuk dëshiron të shfrytëzojë këtë të drejtë atëherë do të ishte e logjikshme dhe si përfundim se kjo e drejtë t’i merret dhe t’i kalojë atij që mund të bëjë”, shprehet Lumir Abdixhiku, kreu i LDK.

Angazhimin e presidentes Osmani e mirëpresin edhe partitë AAK e Nisma. Sipas tyre, kjo e ndryshon situatën në terren.

“Jemi edhe pak ditë para se të përmbyllet afati i 30 ditëve, ajo që ndodhi me angazhimin e presidentes tani e ndryshon gjendjen. Ekziston mundësia e pauzës ose ngrirjes së afatit 30 ditor, që do të thotë që na mbesin pak ditë në mënyrë që të gjeturat e reja të Gjykatës Kushtetuese të mund të zbatohen brenda afatit 30 ditor kurdo që krijohet mundësia e vazhdimit. E nëse është kështu e vetmja shpresë mbetet kjo sot nuk shoh ndryshim, jemi detyruar të vijmë sepse e kemi përgjegjësi por sikurse e shihni gjendja nuk është e mirë”, thotë kreu i AAK, Ramush Haradinaj.

“Unë besoj nga dje është një situatë tjetër. Mendoj që kërkesa e presidentes drejtuar Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje e ndihmon procesin edhe aktualisht të konstituimit të kuvendit edhe për të ardhmen. Ne jemi dëshmitarë që rregullorja dhe infrastruktura jonë ligjore ka lënë zbrazëtira dhe si rezultat i saj janë krijuar këto situata që i kemi. Kështu që unë besoj që veprimi i presidentes do të ndihmojë të qartësojë për të ardhmen edhe për gjendjen e tanishme edhe për të ardhmen çështjen e konstituimit të kuvendit”, shprehet Fatmir Limaj, nga Nisma.

Pozitive kërkesën e presidentes, Vjosa Osmani për masë të përkohshme për ndalimin e rrjedhjes së afatit për konstituim të kuvendit, e ka konsideruar edhe deputeti nga grupi parlamentar i VV, Faton Peci.

Deputetet e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit as pas tentimit te 51 nuk kane arritur ta konstituojnë kuvendin e ri. Seanca e fundit u ndërpre në gjysmë pasi pati tension mes kryesuesit Avni Dehari dhe deputetes së PDK, Ganimete Musliu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026