Policia aksion në lagjen “5 maji”, sekuestrohen arme dhe pajisje përpunimi kanabisi

16 Maj 2021 | 15:13

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen “5 Maji” ku vetëm pak ditë më parë mbeti i vrarë Mehmet Qema. Të arrestuarit janë Kristjan Peçi dhe Evis Zeneli.

Ky i fundit sipas policisë ka qenë faturues i OSHEE dhe ka dyshime se shpërdoruar detyrën pasi në banesën e 22-vjeçarit Peçi është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Po në këtë banesë të marrë me qira nga i riu policia sekuestroi dhe pajisje kompjuterike të dyshuara për lojëra fati, 2 grirëse kanabisi dhe municion luftarak.

Fillimisht ka pasur informacion se bëhej fjalë sërish për pajisje për prodhimin e kriptomonedhave që u gjetën një ditë pas vrasjes së Mehmet Qemës, por nuk kanë rezultuar të tilla

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026