“Kutia e Pandorës”,vëllai i Epstein: Ai nuk u vetëvra, kishte informacione për Trump
Mark Epstein, vëllai i financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, deklaron se ai nuk është vetëvrarë dhe se kishte njohuri komprometuese për Donald Trump-in.
Nga Florida, ku jeton, Mark Epstein, 71 vjeç, ka hedhur dyshime serioze mbi versionin zyrtar të vdekjes së vëllait të tij, i cili u gjet i pajetë në qelinë e tij në vitin 2019, ndërkohë që përballej me akuza për trafik seksual të të miturave. Ai fajëson autoritetet amerikane dhe shpreh mosbesim ndaj Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së.
“Kushdo që sheh provat nuk beson se është vetëvrasje… është vrarë,” deklaron ai për median italiane Corriere della Sera.
Dyshime mbi autopsinë dhe ndërhyrjet politike
Sipas Epstein, fillimisht mjekët ligjorë nuk arritën të përcaktonin nëse bëhej fjalë për vetëvrasje apo vrasje, duke lënë hapur çështjen në certifikatën e vdekjes. Më vonë, një vendim zyrtar e shpalli ngjarjen vetëvrasje, pa një sqarim të plotë për rezultatet mjeko-ligjore.
Ai akuzon ish-prokurorin e përgjithshëm Bill Barr për ndërhyrje, duke shtuar se vendimi i tij për t’u mbështetur në një video të papublikuar nuk është i besueshëm.
Epstein kishte ndalur kontaktet me Trump-in
Mark Epstein thotë se vëllai i tij i kishte dërguar një video-intervistë të regjistruar nga Steve Bannon në vitin 2019, ku shprehej se kishte ndërprerë marrëdhëniet me Donald Trump-in pasi e konsideronte një “mashtrues”. Ai thotë se kërkoi qasje në video të tjera, por nuk mori përgjigje.
“Jeffrey më tha se kishte informacione të dëmshme për Trump-in,” thotë ai.
Çfarë pritet nga Maxwell?
Ghislaine Maxwell, ish-bashkëpunëtorja e Epstein, po merret në pyetje nga autoritetet amerikane. Vëllai i Epstein shprehet skeptik nëse e vërteta do të dalë në dritë, duke akuzuar politikën për mungesë transparence.
“Nuk e dimë çfarë po i kërkojnë. A do t’i bëjnë pyetje reale apo do të mbulojnë gjithçka?” pyet ai.
E kaluara e Epstein dhe marrëdhënia me të vëllanë
Mark Epstein tregon se nuk kishte dijeni për përmasat e sjelljes së vëllait të tij, por pas arrestimit, ai i kishte rrëfyer se kishte kryer marrëdhënie me vajza të mitura dhe e kishte cilësuar veten si “budalla”.
“Nuk e justifikoj, por kjo është ajo që më tha ai vetë,” përfundon ai.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut