VIDEO/ Presidentja Vjosa Osmani, hedh valle në dasmën e vajzës së Ibrahim Rugovës
Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, është martuar këtë fundjavë në një ceremoni të zhvilluar në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë. Ajo kurorëzoi martesën e saj me Agron Gjeloshin, djalin e politikanit shqiptar nga Mali i Zi, Nik Gjeloshaj.
Në ceremoni ishin të pranishëm familjarë, të afërt dhe figura publike, përfshirë dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, tërhoqi vëmendje me paraqitjen e saj elegante dhe stilin e ri. E njohur për flokët kaçurrela dhe të errët, këtë herë ajo u shfaq me një pamje ndryshe, flokë të drejtë me një nuancë më të hapur kafe, me një pamje më moderne, ndryshe nga ajo çfarë paraqitet në jetë e saj politike.
Në fotografitë e publikuara nga ceremonia, Osmani shihet e veshur me një fustan të zi klasik dhe të kuruar, ku është komentua gjerësisht në rrjete sociale për ndryshimin, elegancën dhe guximin për të sjellë një stil të ri.
Për më tepër, Osmani u dallua gjatë ceremonisë edhe për një moment të veçantë, ku i është bashkua kërcimit mes mysafirëve, duke treguar një anë më të hapur dhe alegro, që rrallë shihet nga figurat zyrtare.
Në videot e publikuara, Osmani shfaqet duke uruar çiftin e sapomartuar me përzemërsi, duke dëshmuar lidhjen e ngushtë dhe respektin e thellë që ka ndaj familjes Rugova, një lidhje që mbetet e fortë për vite me radhë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.