Kreu i Prokurimeve Publike paraqitet në GJKKO, apelon masat e sigurisë

28 Korrik 2025 | 10:15

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, i pezulluar nga detyra me vendim gjykate, është paraqitur këtë të hënë në Apelin e GJKKO, ku ka ankimuar vendimin e shkallës së parë që la në fuqi masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “detyrim paraqitjeje”.

Hetimet ndaj Myzyrit lidhen tenderin e mirëmbantjes së aksit Rrëshen-Shpal, i cili dyshohet se është kryer në kundërshtim me parimet e konkurrencës së ndershme.

Bashkë me të janë marrë të pandehur edhe 10 zyrtarë të tjerë. Dosja hetimore lidhet me një tender të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), me numër reference REF-65268-07-13-2020, për mirëmbajtjen me performancë të segmentit rrugor Rrëshen – Shpal – Qafë Bene – Hadroj – Ura e Repsit, me fond limit 219.8 milion lekë (pa TVSH), i shpallur më 18 shtator 2020.

Sipas SPAK, hetimet tregojnë se Komisioni i Prokurimeve Publike, nën drejtimin e Myzyrit, ka favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, ndonëse ata kanë përdorur dokumentacion të falsifikuar. Komisioni dyshohet se ka shpërfillur qëllimisht paligjshmëritë në dokumente, duke vepruar në bashkëpunim të qëllimshëm me palë të treta për të shkelur parimet e barazisë në tendera dhe konkurencës së ndershme.

Çështja ndodhet aktualisht në fazën e shqyrtimit të masave të sigurisë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka pasur përfitime personale apo lidhje korruptive më të gjera përtej grupit të të pandehurve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026