Po lëvizte me taksi me pistoletë me vete, arrestohet në Tiranë 23-vjeçari nga Lezha

28 Korrik 2025 | 10:55

Një i ri nga Lezha është arrestuar nga policia në kryeqytet pasi efektivët kishin marrë informacione se ai mbante armë pa leje me vete.

Ai u kap në Tiranë teksa po lëvizte me një mjet transporti, taksi, i shoqëruar nga kushëriri i tij.

Në njoftimin e saj, policia thotë se shtetasi P. Gj., 23 vjeç, u arrestua pas operacionit “Destinacioni”, ku efektivët ndaluan një taksi në Rrugën e Dibrës, pas informacioneve se në të po lëvizte një person i armatosur.

Gjatë kontrollit në çantën e 23-vjeçarit u gjet një armë zjarri, pistoletë me municion ndërsa policia thotë se ai lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet.

23-vjeçari P. Gj. ishte brenda taksisë me kushëririn e tij, 24-vjeçarin Xh. Gj i cili është proceduar penalisht për “Moskallëzim krimi”.

“Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shtetasi P. Gj. u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, njofton policia.

Njoftimi i policisë

“Lëvizte me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, pasi kishte me vete armë zjarri, arrestohet 23-vjeçari, banues në Lezhë.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

Procedohet penalisht kushëriri i 23-vjeçarit, i cili e shoqëronte në mjet.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas që levizte me taksi, posedonte 1 armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Destinacioni”.

Gjatë operacionit, u ndalua në Rrugën e Dibrës, taksia me të cilën lëviznin shtetasi P. Gj., 23 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi Xh. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Lezhë. Nga kontrollet, në çantën e 23-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shtetasi P. Gj. u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026