Vjedhje dhe pas arratisjes nga komisariati, 29-vjeçari kapet me shokun në Kavajë
Një 29-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte arratisur nga Komisariati i Policisë në vitin 2024, duket se nuk e ka ndaluar aktivitetin e tij kriminal.
Ai është arrestuar së fundmi së bashku me një të njohurin e tij nga Kavaja, të dy të dyshuar për të paktën dy vjedhje të kryera në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Sipas policisë, nga hetimet dhe provat e siguruara, përfshirë edhe pamjet filmike, rezulton se 29-vjeçari Nazim Liçi, në bashkëpunim me Gentian Gjyzelin, 46 vjeç nga Kavaja, kanë kryer vjedhje të shumave të konsiderueshme parash në një banesë dhe në një automjet në fshatin Qerret të Kavajës.
Policia njofton se Liçi ka precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve dhe ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2024 ishte larguar nga ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, ku kishte qenë i shoqëruar për një vjedhje.
“Nazim Liçi ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Elbasanit i kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’, kryer në bashkëpunim. Në muajin dhjetor 2024, ai është larguar nga ambientet e DVP Elbasan. Javën e fundit dyshohet se është strehuar në banesën e Gentian Gjyzelit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë
Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”.
Zbardhen vjedhje të kryera nga 2 shtetas.
Vodhën shuma parash në një banesë dhe në një automjet në një fshat të Kavajës, në pranga 2 autorët e dyshuar.
Njëri prej të arrestuarve, me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve, ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2024 është larguar nga Komisariati i Policisë Elbasan, ku ishte shoqëruar për një vjedhje.
Sekuestrohen një shumë parash, një automjet, tre celularë dhe veshje të përdorura nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Si rezultat i hetimeve të kryera me objektiv zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale, Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Precedenti”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
N. L., 29 vjeç, banues në Elbasan dhe G. Gj., 46 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dhe provat e siguruara (përfshirë pamjet filmike), ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash në një banesë dhe në një automjet, në fshatin Qerret, Kavajë.
Shtetasi N. L. ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në muajin dhjetor 2024, është larguar nga ambientet e DVP Elbasan. Javën e fundit ai dyshohet se është strehuar në banesën e shtetasit G. Gj.
Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”. thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn