U gjet e vdekur në banesë pas zjarrit, dyshohet se gruaja në Pogradec është vrarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Pogradec, ku një 52-vjeçare dyshohet se është vrarë në apartamentin e saj, ku më pas banesës i është vënë zjarri për të fshirë gjurmët e krimit.
Fillimisht, policia njoftoi se 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Pogradec, ku brenda banesës u konstatuan zjarr dhe tym, dhe dyshohej se ajo kishte humbur jetën nga asfiksia e shkaktuar nga tymi.
Por ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë, pasi burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dyshohet se 52-vjeçarja është vrarë, ndërsa zjarri është vendosur për të mbuluar provat e krimit.
Të njëjtat burime thonë se në trupin e 52-vjeçares janë konstatuar shenja dhune, një çarje në grykë dhe një plagë në krah.
Policia është rikthyer në vendin e ngjarjes dhe po punon për të mbledhur prova të tjera lidhur me dyshimet për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço, e cila jetonte e vetme në banesën e saj.
Kujtojmë se banorët e zonës, pasi vunë re flakët në apartamentin e saj, njoftuan menjëherë zjarrfikëset dhe policinë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe gjetën të pajetë 52-vjeçaren.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta